Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rënien e ashensorit në Emshir.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur në orën 19:00.
Ajo ka bërë me dije se lëndime trupore kanë pësuar tre persona, nga nëntë që ishin në një ashensor.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.