Serbë të shumtë janë mbledhur sot në Gazimestan të Prishtinës.
Policia e Kosovës pak më parë ka arrestuar një serb, nën dyshimin se i njëjti ka bërë thirrje nacionaliste.
Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë, por duhet përkujtuar që gjatë ditës zyrtarët policorë kanë qëndruar për orë të tëra në Gazimestan për të mbajtur rendin dhe qetësinë në këtë vend.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë nxjerrë jashtë autobusit.
Serbët janë mbledhur edhe këtë herë si edhe vitet e kaluara për të shënuar festën religjioze ortodokse të njohur si “Vidovdan”.
Policia ka kryer kontrollin e veturave dhe të personave që hynin në këtë anë, ku disa prej tyre janë kthyer për shkak të veshjeve me mbishkrime nacionaliste.