Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë.
Sipas njoftimit për media theksohet se pasditen e djeshme në stacionin policor në Istog prindi i viktimës, bashkë me viktimën ( e mitur) kanë deklaruar se me datë 21.02.2023, një person i rritur ka tentua ta dhunojë.
“Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”,thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u theksua se pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.