Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në rrugën “12 Qershor” në Ferizaj.
Arrestimi i tij është bërë për shkak të dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet Q.T (M.K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet H.F (F/K) e moshës 45 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”,thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupore”.