Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, ka deklaruar se Kosova ka fonde të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro.
Sipas tij, ka shumë borxhe potenciale, teksa shtoi se Fondi ka rreth 2 milionë euro para të gatshme në llogari për t’i paguar ato, por që sipas tij nuk ka asnjë vendim zyrtar nga institucionet për borxhe.
Plakiqi foli lidhur me Fondin për Sigurime Shëndetësorë sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
“1.4 milionë euro është vlera e fondeve të pashfrytëzuara. Shumica e institucioneve me të cilat bashkëpunojmë janë vendore. Jemi duke punuar edhe me 48 institucione të jashtme në Maqedoni dhe Turqi”,tha Plakiqi.
Ai gjithashtu shtoi se ka borxhe potenciale.
“Kemi borxhe potenciale, rreth 2 milionë euro i kemi para të gatshme në llogari për pagesë. Por, nuk kemi asnjë vendim nga institucionet shëndetësore për t’i paguar borxhet”, shtoi ai