Një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 11-vjeçar mbrëmë në Reçan të Prizrenit. Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
“Me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.