Një person është plagosur me armë zjarri dje në Pejë.
Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës, është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri,me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.
Detaje rreth motivit të plagosjes nuk janë dhënë.