Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditëve të fundit kanë realizuar një trajnim specialistik.
Ata janë trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte të vështira dimërore.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të FSK-së, gjatë këtij trajnimi pjesëtarët aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasje tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik, po ashtu edhe bartjen e tyre me barelë të posaçme për dorë dhe pajisje speciale për evakuim.
Tutje thuhet se trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.