Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanjaro (Kilimanxharo), në majet më të larta në kontinentin Afrikan, me lartësi prej 5895 metrash.
Pjesë e kësaj ekspedite, siç ka informuar FSK, që ka filluar me 16 shkurt janë katër pjesëtarë të Qendrës Trajnuese për Kërkim Shpëtim, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët së bashku me klubin Alpin “Prishtina” kanë arritur të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese.
Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e deshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë.”, është bërë e ditur në njoftim.