Drejtori i të ashtuajturës Zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se takimi i radhës në dialog në nivelin e lartë “do t’i kushtohet Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe” si dhe “hyrjes në hapa kokret të formimit të saj”.
Deklaratat e tij u bënë në dhjetëvjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 Prill 2013.
“Është dakorduar që raundi i ardhshëm t’i kushtohet Asociacionit, të hyjmë në hapat më konkret dhe jo siç do Kurti, por siç është pajtuar më 2013 dhe 2015 – ekipi menaxhues të arsyetojë draft statutin e Asociacionit dhe mëpastaj të vazhdojë diskutimi rreth tij”, tha Petkoviq në një televizion serb.
Ai tha se statuti duhet të përmbajë “të gjitha pikat që qëndrojnë në parimet e përgjithshme të vitit 2015”./21Media