Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një organizatë joqeveritare.
Sipas tij, institucionet e Kosovës po përpiqen të reduktojnë rëndësinë e Asociacionit.
“Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe nga aktet tjera nga dialogu, që përcakton qartë Bashkësinë e Komunave Serbe”,tha Petkoviq.
Këtë reagim Petkoviq e pati Kësisoj pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili theksoi se Asociacioni nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.