Petar Petkoviq, i ashtuquajturi drejtor i “zyrës për Kosovën”, ka thënë të hënën se “gjatë natës është sulmuar me granatë dore familja e Zoran Jovanoviq në Mogillë të Komunës së Vitisë”Sipas tij “ granata nuk ka shpërthyer”, por shton se “cak i ka pasur serbët”.
E sipas Petkoviqit ky “sulm” i pakonfirmuar – po vjen si rezultat “i retorikës antiserbe të pushtetit të Albin Kurtit”, raporton Tanjug.Por, Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë i ka thënë Gazetës Express se “Fshati Mogillë”, nuk është brenda territorit të Komunës së Vitisë.
“S’kam reaguar sepse nuk është brenda territorit që unë e drejtoj, mund të jetë e qëllimshtë vendosja e fshatit në Viti nga mediat serbe”, ka thënë ai.Fshati Mogillë është brenda territorit të Komunës së Kllokotit.
Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar rastin e pretenduar nga Petar Petkoviq.