Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Lëbushë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi
“Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Lëbushë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”, tha Gashi.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.