Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Suharekë, Prizren, Skenderaj dhe Vushtrri.
Ferizaj, 14.07.2022 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë, 14.07.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari është paraqitur në stacion, dhe gjatë intervistimit ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prizren, 14.07.2022-22:11. Njësitet policore në konsultim me prokurorin kanë ndaluar për gjashtë (6)orë të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është duke shkaktuar probleme në familjen e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas këndelljes është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Skenderaj, 13.07.2022 – 23:35. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri, 14.07.2022-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.