Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputetja Doarsa Kica abstenuan për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili megjithatë u miratua me votat e bashkëpartiakëve të tyre, raporton Gazeta Express.
61 deputetë votuan për këtë projektligj, 58 vota ishin për, ndërsa 3 deputetë abstenuan.
Konjufca tha se i ka pritur dhe lexuar me vëmendje opnionet e Komisionit të Venecias dhe se do të abstenojë deri në përfshirjen e tyre në projektligj.
“Kam abstenuar dhe kështu do të bëj edhe sot, sepse më duket shumë korrekte që meqenëse vetë e kam dërguar, të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga komisioni funksional”, tha ai.