Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ka marr pjesë në përurimin e renovimit të soliterave në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
MCC ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.
Albright me këtë rast tha se MCC ka bashkëpunim me 40 shtet të botës dhe se me Kosovën bashkëpunimi ka filluar në vitin 2017 duke investuar 49 milionë euro.
“Që nga viti 2004 MCC në bashkëpunim me 40 shtetet e botës i kanë ndihmuar gjithë andej në botë.MCC me Kosovën ka bashkëpunuar që nga viti 2017 kur kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjeve, me Kosovën kemi punuar bashkërisht në furnizim në energji elektrike, në sundim të ligjit etj”.Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.“Siç e dini kriza e energjisë që po ndodhë në botë është duke ndodhur edhe në Kosovë”.
“Natyrisht ShBA është duke ndihmuar Kosovën. Këtu kemi një partneritet te fuqishëm, shpresojmë që banorët do ta keni një dimër më të ngrohtë”.Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ShBA-ja mbetet faktor kyç i bashkëpunimit në fushën e energjisë.Sipas saj, në këtë kohë krize investimi në energji të pastër është tejet i nevojshëm.“ShBA ka qenë dhe janë faktorët kyç në ndihmën që i bëjnë Kosovës në energji. Investimet e tilla janë të nevojshme në këtë kohë”, EO.
“Kemi filluar me një fond prej 6 milionë euro në ndihmë për qytetarët”.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se këto ndërtesa kanë paraqitur rrezik për jetën e qytetarëve, prandaj investimi do të vazhdojë edh enë pjesë tjera të qytetit.“Kemi një ditë me rëndësi të madhe, për një kohë të madhe këto ndërtesa kanë qenë në me një pamje të keqe dhe me rrezikshmëri për qytetarët”.“Këtë mundësi mundemi me marrë si koncept dhe me vazhduar punën në pjesë të tjera të qytetit”.
Petrit Selimi, kryeshef i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), foli për projektin dhe investimet në këto ndërtesa dhe në gjithë Kosovën.
“Kur kemi filluar rregullimin e këtyre ndërtesave, këto ndërtesa kanë qenë në rrezikshmëri për jetën për qytetarët, pra nga këto ndërtesa kanë ra pjesë metalike duke rreziku jetën e qytetarëve”.“Për disa javë do të përfundojnë gjitha punimet”.