TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Përmes marshit e protestës, kërkohet shkarkimi i profesorit Bekim Bejta

12/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Përmes marshit e protestës, kërkohet shkarkimi i profesorit Bekim Bejta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me pankartat “Stilat e Bekimit, me ngacmu, me ofendu, me kërcnu, mos me t’lon me jetu”, “Po du m’u shkolli, e jo m’u dhunu, marre po m’vjen për çka jom t’u protestu, “Në Universitet s’ka vend për “të trentë”, “Përjashtojeni Bekim Bejten” sot është kërkuar shkarkimi i profesorit, Bekim Bejta.

Përmes një marshi simbolik, Organizata Unioni Demokratik Studentor dhe Këshilli Studentor të Fakultetit të Filologjisë kanë kërkuar përjashtim të profesorit Bejta, pasi sipas tyre, nuk mjafton suspendimi.

Përfaqësuesi i studentëve, Edon Nishori ka thënë se është e turpshme që një profesor i tillë tash e 11 vjet ka ushtruar dhunë psikike dhe nga instancat përgjegjëse nuk është ndërmarrë një dënim konkret ndaj tij.

“Ky është marsh simbolik i organizuar kundër profesorit, Bekim Bejta, i cili tash e sa kohë vazhdon me dhunë psiqike dhe çdo formë tjetër kërcënuese ndaj studentëve të depertamentit të anglishtes, por edhe ndaj depertamenteve tjera, me saktësisht edhe ndaj Këshillit Studentor, të cilët vazhdimisht janë marrë më këtë çështje në manyrat e tyre zyrtare dhe jozyrtare për t’i mbrojtur studentët. Padyshim se dukuritë e tilla nuk janë të mirëpritura dhe neve sot na vjen turp që një profesor tash e 11 vjet ka bërë këso veprime dhe nga instancat përgjegjese nuk është ndërmarrë një denim konkret ndaj tij, por lëshimet që janë bërë ndaj tij vetëm e kanë inkurajuar më shumë që ai t’i kërcënojë dhe t’i shantazhojë studentët. Po ashtu, edhe ne i kemi disa fakte që do t’i adresojmë tek Këshilli i Etikes dhe në instanca tjera”, ka thënë Nishori.

Ai është shprehur se edhe pas pezullimit të profesorit në fjalë nuk do të ndalen duke reaguar deri në shkarkimin e tij.

“Në mëngjes kuptuam se është pezulluar përkohësisht për një periudhë gjashtë mujore, ku i ndalohet qasja në fakultete dhe në ligjerata, ku studentët nuk duhet brengosur studentët e anglishtes, pasi depertamenti do të merret me mënyrën e organizimit. Por, ky është vetëm fillimi i një fitoreje të studentëve të ngritjes së zërit të tyre, sepse pezullimi me përjashtim ka dallim. Andaj, ne do ta vazhdojmë revoltën tonë me metodat tona që do të njoftoheni ditëve në vijim në drejtim të dekanatit dhe instancave tjera, sepse mendojmë se do të jepen në Këshill të Etikës edhe disa rekomandime apo përgjigje nga instancat përgjegjëse që e kanë indinjuar këtë që sa kohë. Ne do ta bëjmë detyrën tonë më së miri, sepse për ne është e papranueshme që ky profesor pas pezullimit të kthehet në fakultet dhe mos të përjashtohet kur ka kaq shumë fakte dhe kaq shumë dukuri negative, madje përgjigjjet e fundit janë edhe më kërcënuese sesa ato që ishin”, ka thënë Nishori.

Madje, sipas përfaqësuesit të studentëve, ka pasur edhe kërcënime nga me të ndryshmet nga profesori, siç ka thënë ai, edhe ngacmime seksuale, porse me kohë do t’i dëshmojnë me fakte.

“Kemi pas kërcënime nga më të ndryshmet, si personale…Ai edhe përmes notave në SEMS, kemi raste se nuk mund të them lirshëm pasi nuk kemi fakte adekuate, por kemi edhe per ngacmime seksuale të studentet, siç i cilëson ka dy metra të bukura, por ne do t’i dëshmojme të gjitha”, është shprehur mes tjerash Nishori.

Edhe studenti Festim Tasholli nga kjo organizatë është shprehur i zhgënjyer nga mosveprimi me kohë ndaj profesorit Bekim Bejta nga Këshilli i Etikës, pasi sipas tij, është hera e pestë që i njëjti dërgohet te Këshilli i Etikës.

“Profesori në fjalë është hera pestë që dërgohet në Këshill të Etikës. Katër vendimet e mëparshme të Këshillit të Etikës kanë qenë masa shumë të lehta ku ka marrë vërjetjte me shkrim apo i është ndaluar mentorimi për tema të masterit apo bachelor-it dhe mendoj se kjo është një arsye tjetër që i bënë studentët të hezitojnë të japin deklaratë. Ne nuk do të ndalemi deri të arrijmë përjashtimin e tij nga Universiteti, por edhe gjithë profesorët tjerë që mundohen t’i shkelin studentët”, ka thënë ai.

Pas fjalimeve, studentët kanë hyrë në rektorat për të biseduar me rektorin Qerim Qerimi në lidhje me shkarkimin e profesorit Bekim Bejta.

Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta, duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Më 6 prill 2023 aktivistët e organizatës studentore Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) kanë protestuar para Rektoratit të UP-së me kërkesën që të merren masa ndaj profesorit universitar Bekim Bejta, i cili ligjëron në Fakultetin e Filologjisë. Ndërkaq, është bërë e ditur se profesori Universitar, Bekim Bejta është suspenduar nga puna në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Tags: Bekim Bejta
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhiu për zgjedhjet në veri: Institucionet e sigurisë e vlerësojnë situatën, Qeveria vendos

Next Post

Qerimi: Do të presim vendimin e Këshillit të Etikës lidhur me rastin e profesorit Bekim Bejta

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Qerimi: Do të presim vendimin e Këshillit të Etikës lidhur me rastin e profesorit Bekim Bejta

Qerimi: Do të presim vendimin e Këshillit të Etikës lidhur me rastin e profesorit Bekim Bejta

Te fundit

Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër, por pa nënë dhe pa baba

Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër, por pa nënë dhe pa baba

27/08/2022
Rrihen mes vete kunatat në Prizren

Rrihen mes vete kunatat në Prizren

13/08/2022
Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët

Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët

20/12/2024
​Protestojnë specializantët e QKUK-së: SHSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë për shtesa

​Protestojnë specializantët e QKUK-së: SHSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë për shtesa

13/03/2023
Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

06/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?