Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Transiti i Ri Arban” në Prizren, ku shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete.
Gjatë përleshjes, ka pasur edhe shkrepje të armës.
Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.
Prokurori ka lëshuar vendimin për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa katër persona të tjerë janë në arrati.
Policia është angazhuar në hetimin e rastit dhe po punon për kapjen e personave të arratisur, dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet që çuan në këtë përleshje. /Telegrafi/