Katër të burgosur janë përfshirë në një përleshje mes vete të hënën në burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës njofton se si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërsa, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qendra Korrektuese Dubravë 16.01.2023 – 17:00. Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.