Reperi i njohur kosovar, Capital T, para katër vite më parë realizoi një koncert gjigant recital në Tiranë.
Mijëra fansa, u mblodhën në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Një i tillë është gati të ndodhë edhe në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T shfaqet duke pozuar krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edh i ka dhënë lejen e organizimit të një koncerti të tillë në kryeqytetin kosovar.
Postimi i plotë:
Zyrtarisht •TIME CAPSULE PRISHTINA• po ndodh këtë verë / Faleminderit kryetarit tonëshumë modern Përparim Rama për suportin në këtë super projekt”, shkroi ndër të tjerash Capital T në Instagram.