Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Pas kësaj mbledhje, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se është vendosur për dy seanca të cilat do të zhvillohen gjatë kësaj jave.
Seanca e parë pritet të mbahet më 28 korrik nga ora 10:00.
“Kryesia e Kuvendit ka caktuar dy seanca të radhës, seanca e rregullt si seancë e re është më 28 korrik në ora 10:00 e cila ka në rend të ditës në të cilën parashihet Ratifikimi i marrëveshjes së partneritetit të kornizës financiare në mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, për marrëveshjen e ndihmës financiare”,tha ajo.
Po ashtu në këtë seancë në rend ditë do të jetë edhe projektligji i marrëveshjes për politikat zhvillimore për financat publike.
“Në dakordim me grupet parlamentar pika e gjashtë do të jetë rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës në lexim të dytë, rregullore kjo që pasi pas afro gati 10 vite diskutim, shpresojmë të arrihet në këtë pikë që të votohet”,theksoi Kusari-Lila, transmeton lajmi.net.
Tutje u tha se në mbledhje janë dakorduar që në seancën e të enjtes të shqyrtohet në lexim të dytë edhe Projektligjin për financimin e partive politike.
“Në lexim të dytë do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin e plotësimit të ligjit për Fondin Kosovar për garanci kreeditore. Shqyrtohet edhe projektligji për rregullimin e ligjit të produkteve medicionale”,shtoi ajo.
Përderisa seanca e ditës së premte do të përfshijë shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga java e kaluar.