Dy banesa në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë janë përfshirë dje nga flakët.
Policia në raportin e vet 24 orësh bën me dije se rasti ka ndodhur rreth mesditës, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve, njësia e inspektorëve si dhe eksperti i zjarrit.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.