Xhenxhefili rritet në Kinë, Indi, Afrikë, Karaibe, dhe vendet e tjera me klimë të ngrohtë
Rrënja është e njohur si erëz dhe aromatizues. Ka qenë një ilaç tradicional në shumë kultura për mijëra vjet.
Përfitime shëndetësore!
Xhenxhefil është një trajtim popullor i zakonshëm për stomak dhe kur keni të përziera apo turbullime në stomak.
Xhenxhefili ndihmon tretjen dhe rrjedhjen e pështymës. Studimet zbuluan se marrja e xhenxhefilit mund të zvogëlojë turbullimet në stomak dhe të ndalojë vjelljen në disa shtatzëni.
Por, gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshëm me xhenxhefil. Disa ekspertë shqetësohen se mund të rrisë rrezikun e abortit, veçanërisht nëse e përdorni në dozë të lartë. Nuk konsiderohet e rrezikshme nëse përdoret më pak se 1500 miligramë, por konsultohuni me mjekun tuaj.
Xhenxhefili ndihmon nëse keni të përziera të shkaktuar nga marramendja, por edhe në periudhën e menstruacioneve. Në një studim, më shumë se 60 për qind e grave mendonin se xhenxhefil iu pakësonte dhimbjet, transmeton Telegrafi.
Ka prova të forta se xhenxhefili mund të lehtësojë dhimbjet e sëmundjeve të eshtrave . Gjithashtu mund të ndihmojë për:
– Reumatizëm
– Sëmundjet e muskujve
– Dhimbjet e kokës
Studimet laboratorike kanë gjetur se xhenxhefili:
– Heqë ënjtjen në fytyrë
– Ulë sheqerin në gjak
– Zvogëlon kolesterinën
– Mbron të sëmurët me Alzheimer
Dëshmitë klinike tregojnë se xhenxhefili mund të jetë i dobishëm në uljen e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.
Xhenxhefil është një aromë e zakonshme dhe aromatizues. Shumë njerëz e pinë çajin e xhenxhefilit.
Rreziqet!
Efektet anësore – Në doza të vogla, xhenxhefili ka disa efekte anësore.
Doza të larta të xhenxhefil më shumë se 5 gramë në ditë, rrisin gjasat e efekteve anësore. Xhenxhefili në lëkurë mund të shkaktojë skuqje të lëkurës.
Konsumi në masë të madhe mund të shkaktojë: gazra, thartirë në stomak, çrregullime të stomakut, pezmatim të gojës.
Rreziqet – Xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Nëse keni çrregullime të gjakderdhjes, nuk mund të jeni të sigurt.
Gjithmonë tregoni mjekut tuaj për ilaçet bimore që merrni, duke përfshirë xhenxhefilin.
Ndërveprimet – Nëse merrni medikamente rregullisht, bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni të përdorni shtojca të xhenxhefilit.
Mund të ndërveprojnë në hollim të gjakut dhe medikamente për diabetin dhe presionin e lartë të gjakut . /Telegrafi/