Përfaqësuesja serbe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Elvira Kovacs, thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Ajo në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së tha se shpreson që Serbia dhe Kosova të arrijnë një zgjidhje të këndshme për të dyja palët, njofton Klankosova.tv.
“BE-ja duhet të bashkëpunojë edhe më ngushtë me vendet kandidate në fushat kyçe të sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës”.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, duhet bërë hapa konkrete drejt krijimit të shoqërive të mëdha si dëshmi se marrëveshja respektohet dhe të dyja palët janë të gatshme të bëjnë kompromis për dialogun dhe shpresojnë se mund të arrihen zgjidhje të kënaqshme për te dyja anët” tha Kovacs.