Sot me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Therandës, u mbajt programi festiv për ditën e 23 vjetorit të çlirimit të Therandës, shkruan tv-opinion.
Gjatë vazhdës së aktiviteteve të shënimit për ditën e çlirimit të Therandës, ndoqëm defileun e Veteranëve të UÇK -së i cili filloi nga Komuna deri te sheshi i qytetit , pjesëmarrja ishte e shoqëruar masivisht nga qytetarët e Komunës së Therandës dhe më gjerë.
Nexhmendin Gashi, një nga ish luftëtarët e UÇK-së i cili ishte edhe pjesë e luftës së UÇPMB -së , theksoj se ndjehet i lumtur për këtë ditë, por shprehu paknaqësi me trajtimin nga institucionet e Kosovës.
Poashtu Ali Kabashi nga Peqani, ish ushtarë i UÇK -së shprehet i ekzaltuar se isha dhe jam gati të vdesë për atdhe.
Abdyl Haradini nga fshati Leshan i Pejës, i cili ishte pjesë e brigadës 123 kujtoi momentin e hyrjes në qytet përgjatë ditës së çlirimit.
Më pas e ndoqëm grupin artistik muzikor “Theranda” me mysafir.
Granit Badalli /tv-opinion.com/