Për 5 muaj, në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer, të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Siç njofton SHSKUK, në saje të raportit të punës për periudhën janar-maj 2022, janë regjistruar 176 raste me kancer të gjirit, 65 raste me kancer në mushkëri, 140 raste me kancer gastrointestinal, 143 raste me kancer urogjenital dhe 87 raste me kancer në kokë-qafë, transmeton tv-opinion.
Postimi i plotë:
Për 5 muaj, në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer, të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në saje të raportit të punës për periudhën janar-maj 2022, janë regjistruar 176 raste me kancer të gjirit, 65 raste me kancer në mushkëri, 140 raste me kancer gastrointestinal, 143 raste me kancer urogjenital dhe 87 raste me kancer në kokë-qafë.
Mjekët onkologë kanë realizuar 19 mijë e 495 kontrolle mjekësore gjatë kësaj kohe, gjersa janë aplikuar 12 mijë e 640 terapi me citostatikë.
Në Klinikën e Onkologjisë, në pjesën e parë të këtij viti, pa llogaritur muajin qershor deri tash, janë bërë 528 CT dhe 174 ECHO.