Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i tha presidentes Tsai Ing-wen dhe ligjvënësve të tjerë se delegacioni i tyre ka shkuar në Tajvan “për ta bërë të qartë se nuk do ta braktisin Tajvanin”.
Pelosi tha gjithashtu se tani më shumë se kurrë, solidariteti i SHBA me Tajvanin është “vendimtar” dhe tha se ”këtu llogaritet mbështetja dypalëshe për Tajvanin në SHBA”.
“Vendosmëria e Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan dhe në pjesën tjetër të botës mbetet e hekurt”, tha Pelosi.
“Nga një sfidë e madhe, ju keni krijuar një demokraci të lulëzuar, të udhëhequr nga një presidente grua”, tha ndër të tjera udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve.