Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se vendi i tij e mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në në Këshillin e Evropës.
“Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.
Peach shtoi se nuk duhet lejuar që problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesin procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.
Paraprakisht edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier tha se SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor, që nga vitet e 90-ta dhe se mbështesin integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Prioriteti ynë më i lartë për Ballkanin Perëndimor është të mbështeten integrimet evropiane. Duam t’i shtyjmë vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe atlantike sepse ne e shohim si arritje të stabilitetit dhe rritjes së prosperitetit. Nganjëherë kemi pasur disa pengesa në rrugë.
Ne mendojmë se çdo vend që është në BE është më stabil dhe përparimtar.
Ne mbështesim të gjitha nismat që për aq kohë sa të gjitha vendet marrin pjesë në baza të barabarta dhe ato procese janë në vijë me proceset për integrim në BE. Ne Kosovë i kemi tri qëllime strategjike dhe ndihma jonë për shtetet e huaja varet prej atyre qëllimeve strategjike”, u shpreh Hovenier. /Repprteri.net