Policia e Kosovës në Statistikat e Përgjithshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1675 gjoba trafiku.
Sa i përket aksidenteve trafiku me të lënduar janë regjistruar 14 persona, dhe me dëme materiale 22.
Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, e vetëm 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Gjithashtu në vuajtje të dënimit janë 3 persona.