Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës.
Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët.
“Në do të presim në një afat prej 5 ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse brenda këtyre 5 ditëve të punës, nga dita e premte kur është dashur të ekzekutohen pagat, nuk ekzekutohen deri të enjten, ne do të bëjmë një kallëzim penal ndaj ministrit. Mosekzekutimi i pagave nga ministrit është vepër penale dhe ne në Prokurorinë Speciale do të bëjmë kallëzim penal”, ka thënë ai.