Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, po zhvillojnë takime me bashkatdhetarë në Selinë Qendrorë të PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka falënderuar për ata vizitat në kuadër të Javës së Mërgatës.
“Në selinë e PDK-së, krahë hapur e zemrën plotë, po i presim vëllezërit dhe motrat tona nga mërgata. Faleminderit shumë për vizitën!”, shkruan Krasniqi.
Zyrat e PDK-së do të jenë të hapura për bashkatdhetarët deri të premten nga ora 9 deri në orën 17.