TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

PDK i thotë përfundimisht jo marrëveshjes: E pamjafteshme dhe s’i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës

17/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
PDK i thotë përfundimisht jo marrëveshjes: E pamjafteshme dhe s’i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar një deklaratë në Këshillin Drejtues, deklaratë kjo që shpreh qëndrimin kundër marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tyre, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj, përcjell lajmi.net.

“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Kryetari Krasniqi. Më tej, Kryetari Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga Kryetari Memli Krasniqi – në raport me situatën aktuale politike dhe marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Deklarata e plotë e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:

PDK miraton Deklaratë në Këshillin Drejtues: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj

Prishtinë, 17 mars – Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në të cilën është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik. Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, Kryetari Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

1. Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar edhe Qeverinë aktuale që të angazhohet seriozisht në këtë proces, me qëllim të arritjes së qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të cilat është punuar për shumë vite me radhë.

2. Marrëveshja e propozuar aktualisht dhe e pranuar tashmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

3. Partia Demokratike e Kosovës beson se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

4. Më tutje, ne besojmë se marrëveshja duhet të ruaj karakterin unitar të shtetit tonë, brenda rregullimit aktual kushtetues, si dhe të krijojë mundësitë reale për njohjen formale të shtetësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe”, si dhe marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, pa u larguar nga respektimi i marrëveshjeve të arritura më parë.

5. Situata aktuale është pasojë e qasjes së papërgjegjshme të Kryeministrit Albin Kurti dhe gabimeve të njëpasnjëshme në procesin e dialogut dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

6. Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese, gjithmonë e ka vendosur dhe do ta vendosë interesin shtetëror para interesit partiak.

7. Ne do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, për të shtyrë përpara aspiratën tonë të përbashkët për një shtet të konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe të integruar në familjen euro-atlantike.

Tags: Memli KrasniqiPdk
ShareTweetShare
Previous Post

Zhvillime të reja një ditë para takimit në Ohër, Borrell e Blinken flasin në telefon

Next Post

Escobar para takimit në Ohër: Rezultate do të kemi, por ndoshta jo edhe marrëveshje finale

Related Posts

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Kosovë

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

by TV OPINION
21/03/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Ballina

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

by TV OPINION
21/03/2023
Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin
Ballina

Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin

by TV OPINION
21/03/2023
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe
Ballina

Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe

by TV OPINION
18/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

by TV OPINION
18/03/2023
Next Post
​Gabriel Escobar takon ndaras Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq

Escobar para takimit në Ohër: Rezultate do të kemi, por ndoshta jo edhe marrëveshje finale

Te fundit

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

08/07/2022
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Vrasja e 11 personave në Cetinë, Osmani: Kosova qëndron me Malin e Zi

13/08/2022
Gjyqi publik ndaj Aurona Pelajt, Rrusta shpreh mospajtimet e saj: Ky është persekuptim

Gjyqi publik ndaj Aurona Pelajt, Rrusta shpreh mospajtimet e saj: Ky është persekuptim

04/11/2022
Shënohet Dita e Mësuesit

Shënohet Dita e Mësuesit

07/03/2023
Nënshkrimet për tërheqjen e Trustit dorëzohen sot në Kuvend

KMDLNj: Tërheqja e kursimeve nga Trusti është i imponuar, jo nga dëshira

19/01/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit
  • Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?