Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar sekretari për organizim dhe zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, i cili do ta përfaqësojë partinë në këtë takim.
“Ne do te jemi në takim, dhe do të jem gjithmonë afër qytetarëve të Kosovës ashtu siç ju kemi qëndruar gjithmonë.”, tha Gjoshi.