Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg, në konferencën e përbashkët me homologen e tij kosovare, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe me njohje.
“Kemi biseduar edhe për procesin e dialogut, i cili është i nevojshëm midis Beogradit dhe Prishtinës ka elemente të ndryshme, sa i përket për fushën e energjisë, hapa konkretë dhe për fusha të tjera. Por, në fund është e natyrshme që duhet të kemi normalizimin e plotë edhe njohjen që nuk vihet në dyshim fare”, tha Schallenberg.
Ai shtoi se vizita e tij në Prishtinë vjen pikërisht në këtë kohë meqë e sheh Moskën si faktor destabilizimi për rajonin.
“Ne duhet të kemi parasysh që Rusia e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajte, ata mund të krijojnë shqetësime, destabilizojnë rajonin dhe kjo gjë na rreh neve zilet e alarmit. Pra, mendojmë se sulmi në Ukrainë është një thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE dhe kjo gjë s’ka qenë asnjëherë e rëndësishme dhe tani premtimi që i është dhënë para 19 viteve në Selanik është edhe më i rëndësishëm tani që të zbatohet dhe të vihet në jetë”.
Schallenberg tha se shtetet anëtare duhet ta mbajnë këtë premtim, të cilin e kanë dhënë vetë, derisa tha se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të hiqet.
“Kjo vlen edhe për mua. Pra, të hapen negociatat edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, që është edhe vendi i vetëm që s’e ka ende liberalizimin e vizave. Natyrisht që edhe në takimin e radhës do ta shpreh këtë gjë. Të kuptojmë edhe ne në Vjenë, por edhe të tjerët të kuptojnë se zgjerimi i BE-së është gjeostrategjik”.
Austria do të bëjë këtë gjë në mënyrë aktive, e ka bërë në të kaluarën dhe do ta bëjë prapë.
Ai gjithashtu tha se procesi reformativ i Qeverisë së Kosovë duhet të vazhdojë edhe më tutje, duke përmendur këtu luftimin e korrupsionit.