Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit të Filmit “PriFest”.
“For Her”, ishte motoja e këtij edicioni, i dedikuar pikërisht themelueses së ndjerë së Festivalit, Vjosa Berisha, shkruan lajmi.net.
Regjisorja u ka munguar të gjithë njerëzve që e njohën dhe punuan me të.
Pas përfundimit të këtij Festivali ka qenë djali i të ndjerës, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.
“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme. Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, thuhej në shkrimin e Lekës.
Këtë postim e ka shpërndarë në ‘InstaStory’ edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“Ota, PriFest. ForHer”, ka shkruar Dua.