I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vazhduar takimet me krerët e shtetit. Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë me gazetarë.
Ndërsa në orën 11:00, Escobar do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.
Escobar të enjten mbrëma ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare në vend.
Në këtë takim kanë marr pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Pas takimit ata nuk janë deklaruar për media. Vetëm AAK-ja në një njoftim për mëdia pas takimit ka ripërsëritur se Propozimi evropian e ka mbështetjen e saj të plotë.