Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një skaf. Mësohet se autori ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën. Fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të shumta.
Lidhur me këtë ngjarje ka patur reagime të shumta nga personazhe të njohur, ndër ta edhe moderatorja Klea Huta. Ajo ka shkruar se ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht duke i bërë thirrje shtetit të marrë masa për këta gangstera.
Klea ka shprehur ngushëllimet për familjarët duke thënë se i gjendet pranë prindërve të vogëlushes.
“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motoskaf. Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë. Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar Klea në Instastory.
Një ndër personazhet e tjerë të famshëm që ka reaguar është dhe Arbana Osmani e cila ka shkruar në Instastory: “Shqipëria që nuk dua”, shoqëruar me një zemër të thyer.