Pas protestës së veteranëve, Policia e Kosovës kanë arrestuar edhe tre zyrtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë këtu edhe kreun e kësaj partie, Dardan Molliqajn.
Pas Molliqajt është arrestuar edhe Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, shkruan lajmi.net.
Të tre zyrtarët e PSD-së janë arrestuar në afërsi të zyrës së kësaj partie, pasi ka përfunduar protesta e sotme.
Zyrtarët e PSD-së janë arrestuar nga zyrtarët policorë civilë.
Molliqaj, Krasniqi dhe Hyseni kanë marrë pjesë sot gjatë gjithë ditës në protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së para ndërtesës së Kuvendit.