Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit Sprout në kuadër të ESL Challenger League.
BNE triumfoi 2:1 në map-a, ndonëse ishte duke humbur 1:0.
Në “Vertigo”, Sprout triumfuan 16:6, ndërsa BNE barazoi në “Mirage” 19:17.
Loja u fitua në mapin “Ancient” pas dy vazhdimeve 22:19.
Më shumë se katër orë zgjati kjo ndeshje, që përfundoi me fitoren e djemve tanë.
Tani, Bad News Eagles në gjysmëfinalen e “Loëer Bracket” do të përballet me ekipin rus, Entropiq, ndeshje kjo që zhvillohet nesër nga ora 19:00. /Express