Parlamenti Evropian nesër (18 prill), pritet të votojë për heqjen e vizave për kosovarët, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.
Ky votim përfundimtar për heqjen e vizave do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti, Thijs Reuten.
Këshilli i Ministrave i BE-së votoi më 9 mars pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e konfirmuar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.
Kosovarët drejt BE-së do të udhëtojnë pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.
BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS por nëse ky system që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Pasi edhe Parlamenti Europian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit që i bie fillimi i vitit të ardhshëm