Sot (e mërkure) do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Marokut, derisa fituesi do të përballet me Argjentinën që eliminoi mbrëmë Kroacinë.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Al Bayt Stadium”.
Analizë
Franca
Franca nuk duket të ketë shqetësime të reja për lëndimet në këtë ndeshje dhe ka të ngjarë të fillojë të njëjtin formacion siç bëri në fitoren e tyre ndaj Anglisë.
Maroku
Nayef Aguerd do të mungojë, pasi nuk u përfshi as në fitoren ndaj Portugalisë për shkak të një lëndimi që pësoi në 1/8 e finales.
Walid Cheddira është pezulluar, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, në fund të ndeshjes me Portugalinë.
Romain Saiss iu desh të dilte në fillim të pjesës së dytë të asaj fitoreje për shkak të një problemi me muskuj që ai kishte më parë nga ndeshja me Spanjën.
Noussair Mazraoui ka dyshime për shkak të një lëndimi të përkulësit të kofshës që e mbajti atë jashtë lojës në fundjavë.
Abdelhamid Sabiri është gjithashtu një dyshim, për shkak të një lëndimi.
Hakim Ziyech, po ashtu kishte shqetësime në takimin ndaj portugezëve, mirëpo pritet të luajë kundër Les Blues.
Statistika
Franca ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror).
Janë shënuar mbi 2.5 gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Francës (Kampionati Botëror).
Franca ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror).
Maroku është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit (Kampionati Botëror).
Parashikim
Franca pritet që ta fitojë këtë duel me një gol dallim ndaj Marokut.
Formacionet e mundshme:
Franca: Lloris, Hernandez, Upamecano, Varane, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Mbappe, Dembele, Griezmann, Giroud.
Maroku: Bono, Attiat-Allah, Dari, Yamiq, Hakimi, Ounahi, Amrabat, Amallah, Boufal, Ziyech, En-Nesyri. Telegrafi/