Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.