Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.