Prishtina Weather njofton se sot do të mbajë mot me diell.
Sot dhe nesër priten intervale më të gjata me diell, por se orëve të mëngjesit me kushte për mjegull në ultësira.
9.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
10.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.
11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.
Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s. Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.