Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BDI-së, Alhi Ahmeti.
Pamjet që sjell “Ekonomia Online“, tregojnë se në ambienti e hotelin ku po qëndron delegacioni i Kosovës Kurti ka takuar Ahmeti.
Në takim shihen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Kultures, Hajrullah Çeku dhe ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Paraprakisht, sot Ali Ahmeti ka takuar edhe të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BE-së, Ali Ahmeti.
Rreth orës 10:00 pritet që të fillojnë takimet zyrtare për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Zyra për shtyp e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve që do të zhvillohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Dihet se në takime do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Nga njoftimi i zyrës së BE-së, është bërë e ditur se Borrell dhe Lajçak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin, e më pas do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë së bashku.