Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës është njoftuar të mbahet sot, me fillim nga ora 12:00.
Ndërkohë, para seancës së Kuvendit, dy Komisionet parlamentare do të mbajnë mbledhje.
Në ora 10:00, do të takohet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Në këtë takim do të shqyrtohet Projektligji për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; do të bëhet njoftimi lidhur me dorëheqjen e anëtarit të KGjK-së nga komuniteti serb etj.
Ndërkaq, në ora 11:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shqyrton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.