Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se qeveria Kurti propagandon se ka rritje enorme ekonomike, por shifrat tregojnë tjetër gjë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin.
Postimi i tij:
Krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.
Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje.
Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.
Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ma thëllojë edhe më tej krizën në vend?!