Për dy ditë më radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë i hapur për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë t’i vizitojnë hapësirat e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet është tashmë tradicional dhe organizohet në kuadër të javës “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Ndonëse deri më tani numri i bashkatdhetarëve të interesuar për vizitë ishte i vogël, aty janë parë duhet ardhur grupe të vogla me individë.
Ata pak qytetarë, patën mundësi të shohin sallën e mbledhjeve plenare, pjesën e dhuratave, korridorin me çelësa që simbolizon personat e zhdukur në luftë. Ky aktivitet do të jetë i hapur deri nesër në ora 16:00.