Marrëveshja e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington, pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një mocioni procedural, deputetët u pajtuan që të futet në rendin e ditës edhe edhe marrëveshja 236 milionë dollarëshe me SHBA-në.
Të gjithë 87 deputetët që ishin në sallë votuan për.Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.