Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka dalë kundër formimit të Asociacionit.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëse Asociacionit ësht OJQ, Qeveria nuk ka pse të formojë atë, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Dy pyetje për insistuesit e Asociacionit:
Nëse Asociacioni nuk është OJQ që bazë ligjore ka nenin 44 të Kushtetutës, çka është edhe vendim i Gjykatës Kushtetutuese, ku tjetër do ta ketë bazën kushtetuese Asociacioni dhe kujt do t’ia marrë kompetencat sepse në shtetin e Kosovës pushtetet e ndara i kanë kompetencat e veta?
Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?./